Thomas Muller pensionohet nga Kombëtarja

  • E.k /
  • 15 July 2024 - 13:29
Thomas Muller pensionohet nga Kombëtarja

Thomas Müller ka njoftuar se është pensionuar nga Kombëtarja e Gjermanisë, me të cilën i zhvilloi 131 ndeshje.

Futbollisti i Bayern Munichut ishte kampion i botës me Gjermaninë, ndërsa konsiderohet si një legjendë e vendit të tij.

“Ka qenë kënaqësi dhe nder për mua”, theksoi veterani i sulmit, i cili do ta kalojë edhe një sezon në fanellën e gjigantit bavarez, me të cilin nënshkroi kontratë të re.

(Kosova Sot Online)