
Reali do ta prezantoj sot Mbappen në mënyrë madhështore

Kylian Mbappe i ka kryer vizitat mjekësore me Real Madridin.
Ylli francez ka dhënë autografe për tifozët që kishin dalë për ta pritur përpara spitalit ku iu nënshtrua kontrolleve fizike.
E stadiumi “Santiago Bernabeu” ka nisur të mbushet, shkruajnë mediat spanjolle.
Pas një orë aty në mënyrë madhështore do të prezantohet futbollisti i deridjeshëm i Paris Saint-Germainit.
80 deri në 85 mijë shikues pritet të jenë prezentë në stadiumin madrilen për t’ia bërë një pritje të ngrohtë nënkampionit të botës, i cili nga sot do të jetë edhe zyrtarisht lojtar i ri i Realit.
Mbappe tashmë e ka marrë rrugën drejt stadiumit, ku do të prezantohet rreth orës 12:00 të mesditës së sotme.
(Kosova Sot Online)