
Ballkani do ta kërkojë kualifikimin në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve

Ballkani do ta kërkojë sot kualifikimin në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve
Kampioni i Kosovës fitoi në udhëtim me përmbysje javën e kaluar ndaj UE Santa Colomas me rezultat 2:1 falë golave të Lindon Emërllahut dhe Bernard Karricës.
E tash, të përzgjedhurit e trajnerit Ilir Dajës do ta kërkojnë sot konfirmimin dhe kalimin tutje në duelin e kthimit që do ta ketë ndaj ekipit nga Andorra.
Ndeshja e sotme do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë duke filluar nga ora 16:30.
(Kosova Sot Online)