City ndërpret bisedimet me Al-Nassr për Edersonin

  • A.P /
  • 16 July 2024 - 21:15
City ndërpret bisedimet me Al-Nassr për Edersonin

anë ndërprerë bisedimet ndërmjet Manchester Cityt dhe skuadrës saudite Al-Nassr për portierin brazilian Ederson. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka refuzuar ofertën e bërë prej 30 milionë eurosh nga Al-Nassr për brazilianin.

City po kërkon 60 milionë euro për ta liruar 30-vjeçarin. Në rast të dështimit të transferimit të Edersonit, skuadra e Cristiano Ronaldos do të tentojë që ta afrojë portierin Bento të Athletico Paranaenses.

Ederson është pjesë e Cityt nga viti 2017. Skuadrës kampione të Anglisë iu bashkua nga Benfica për 40 milionë euro. 

Me përfaqësuesen e Brazilit, Ederson është paraqitur në 25 ndeshje.

(Kosova Sot Online)