Roma afër dy blerjeve të mëdha në fazën e sulmit

  • E.k /
  • 17 July 2024 - 09:52
Roma afër dy blerjeve të mëdha në fazën e sulmit

Kanë mbetur afro një muaj drejt fillimit të edicionit të ri në futbollin evropian.

Roma është duke punuar për ta ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ri.

Romakët janë shumë afër të bëjnë dy goditje të mëdha në repartin ofensivë, duke nënshkruar me një sulmues anësorë dhe një qendror.

I pari që do të zbarkojë në Olimpico është talenti i madh argjentinas Matias Soule nga Juventus.

Roma tanimë ka marrëveshje me lojtarin dhe po pret që këtë ta bëjë edhe me “Zonjën e Vjetër” për 25 milionë euro plus pesë të tjera në formë bonusesh.

Ndërkohë për qendrën e sulmit Giallorosët janë pranë të mbyllin marrëveshjen me marokenin Youssef En-Nesyri nga Sevilla.

Në fakt Roma ka marrëveshje me Sevillën për transferimin e lojtarit për 22 milionë euro dhe tani i mbetet të arrijnë marrëveshje me lojtarin.

Përveç blerjeve, Roma synon edhe shitjen e disa futbollistëve, siç ndodhi me Houssem Aouar për 12 milionë euro në Al Ittihad.

(Kosova Sot Online)