U dëmtua në përplasjen me Kroos, Barcelona publikon rezultatin e testeve të Pedrit
Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të ashpër me Toni Kroos në fillimin e ndeshjes çerekfinale ndaj Gjermanisë.
21-vjeçari, i frikësoi të gjithë për një dëmtim të rëndë, që për fat të mirë nuk rezulton kështu pasi Barcelona komunikoi së fundmi rezultatet e testeve. Katalanasit bënë të ditur se Pedri vuan një dëmtim në ligamentet e gjurit të majtë dhe pritet të mungojë për pesë javë, duke humbur kështu ndeshjet e para të sezonit.
Te Barça ishin përgatitur për më të keqen dhe e konsideronin se Pedri mund të humbiste pjesën e parë të sezonit, por për fat nuk është kështu dhe lojtari mund të rikthehet më herët nga sa ishte parashikuar në varësi edhe të rezultateve që do të marrë nga trajtimet e specializuara.
(Kosova Sot Online)