
Reali e konfirmon qëndrimin e Modricit

Real Madridi ka njoftuar se Luka Modric do të qëndrojë në klub edhe për një vit.
Një ditë pasi e zyrtarizoi transferimin e Kylian Mbappes, kampioni aktual spanjoll dhe evropian e konfirmoi një tjetër yll për edicionin e ardhshëm.
Klubi madrilen njoftoi se veterani i mesfushës e ka vazhduar kontratën edhe për një vit dhe do të luajë në “Santiago Bernabeu” deri në verën e vitit 2025.
(Kosova Sot Online)