Heroi spanjoll i Evropianit u shpall tradhtar në vendlindjen e tij

  • A.P /
  • 17 July 2024 - 15:12
Heroi spanjoll i Evropianit u shpall tradhtar në vendlindjen e tij

Heroi i papritur i finales së Evropianit në Gjermani ishte Mikel Oyarzabal, i cili katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt vulosi fatin e anglezëve dhe ia siguroi Spanjës titullin e Kampionatit Evropian.

Megjithatë, jo të gjithë në Spanjë e panë qëllimin e tij si një akt heroik.

Oyarzabal ka lindur në qytetin e vogël Elorri, që ndodhet në pjesën lindore të rajonit bask, i cili ka rreth 7000 banorë dhe ku jeton nëna e tij edhe sot e kësaj dite. Por gruaja fatkeqe nuk lejohet të dalë nga shtëpia sepse djali i saj është cilësuar si tradhtar në qytet.


(Kosova Sot Online)