Edhe një grek në mesin e kandidatëve për të drejtuar kombëtaren angleze

  • A.P /
  • 17 July 2024 - 22:21
Edhe një grek në mesin e kandidatëve për të drejtuar kombëtaren angleze

Një emër i ri ka dalë si kandidat për pankinën e kombëtares së Anglisë.

Gareth Southgate u largua nga drejtimi i “Tre Luanëve” pas finales së dytë radhazi të humbur në Europian.

Deri tani përfliten emra si Mauricio Pochettino, Eddie Howe, Graham Potter dhe Lee Carsley. Listë ku është futur edhe Ange Postecoglu.

Greko-australiani mbylli edicionin e parë në Premier League, teksa zhvilloi një punë shumë të mirë në krye të Tottenhamit.

Mbi të gjithë zhvilloi një futboll të bukur me skuadrën londineze. Dhe tashmë është pjesë e dëshirave të drejtuesve të futbollit anglez.

(Kosova Sot Online)