Barça synon ta transferojë në shpejtësi Nico Williamsin

  • 18 July 2024 - 08:39
Barça synon ta transferojë në shpejtësi Nico Williamsin

Drejtuesit e Barcelonës ia kanë propozuar kontratën e Nico Williamsit menaxherit të tij, me të cilin u takuan së fundmi, transmeton "Kosova Sot Online ".

Siç u tha edhe javën e kaluar, gjiganti katalunas dëshiron të jetë i shpejtë dhe të arrijë marrëveshje personale me lojtarin dhe për këtë u takuan me menaxherin e tij.

Takimi mes drejtorit Deco dhe menaxherit të Nicos u mbajt në Zaragoza, siç raportoi sot “jijantesfc”.

Barcelona e ka prezantuar një marrëveshje afargjate, rrogë të strukturuar dhe detaje të ndryshme, për të avancuar çështja sa më shpejt të jetë e mundur.

Hansi Flick, Deco dhe presidenti Laporta, të gjithë e duan Nicon, derisa Barça nuk dëshiron të vrapojë pas Amadou Onana për ta ruajtur buxhetin.

Koha mbetet pika kuçe duke e ditur se Barça e di se top-klubet e Premierligës janë po ashtu të interesuara dhe do të insistojnë ta bëjnë të vetin sensacionin e Euro 2024.

Lirimi nga klauzola mbetet i vlefshëm 58 milionë euro, por Barça ka nevojë për aprovimin nga “Fair-Play” financiar, në mënyrë që ta vazhdojë këtë proces të transferit. 

(Kosova Sot Online )