14 vjeçari Sullivan bëhet lojtari më i ri në MLS

  • G.g /
  • 18 July 2024 - 10:46
14 vjeçari Sullivan bëhet lojtari më i ri në MLS

Kur futbolli i të rinjve nis e vlerësohet, bëhen zbulime të mëdha.

Ky është rasti që i ka ndodhur edhe ekipit Philadelphia Union, i cili mbrëmë fitoi ndaj New England Revolution në Subaru Park në Pennsylvania me rezultat 5:1.

Në këtë ndeshje debutoi Cavan Sullivan, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 85-të duke u bërë lojtari më i ri në histori të MLS-së.

Më saktësisht, me 14 vjet e 293 ditë, ai e theu rekordin e Freddy Adu, i cili kur kishte luajtur në DC United në vitin 2004, ishte bërë lojtari më i ri në histori të Major League Soccer.

Sullivan tashmë është i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa konsiderohet si “Pulisici i ri”.

Madje, “BBC” raporton se mesfushori i Philadelphia Union është rezervuar nga Manchester City sapo t’i mbush 18 vjet.

Para debutimit të Sullivan, menaxheri i Union Jim Curtin theksoi në faqen zyrtare të MLS: “Qielli është limiti. Është një talent gjeneral, i cili mund ta ndryshojë lojën i vetëm”, deklaroi ai.

Në skuadër është edhe Quinn Sullivan, 20 vjeç, i cili shënoi një minutë para se të futej në fushë Cavan. 

(Kosova Sot Online)