Rakitic arrin marrëveshje me Hajdukun, mungon ajo me Al Shabab

  • G.g /
  • 18 July 2024 - 11:41
Rakitic arrin marrëveshje me Hajdukun, mungon ajo me Al Shabab

Njeriu shkon gjithmonë aty ku ndihet dhe ia kalon mirë.

Pas një gjysmë sezoni në Al Shabab, gjithçka lë të kuptohet se Ivan Rakitic do të rikthehet në atdhe.

36 vjeçari, i cili e pati një karrierë të lavdishme duke e veshur dy herë fanellën e Sevillës, por një kohë luajti edhe në Barcelonë, i ka bërë valixhet gati dhe është i gatshëm të kthehet në Kontinentin e Vjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “AS”.

Rakitic ka arritur marrëveshje me Hajduk Splitin për një kontratë dyvjeçare, e vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Kontaktet mes palëve kanë nisur para 30 qershorit dhe në fund dëshirë e lojtarit është të luajë në Kroaci.

I rëndësishëm në këtë mes është edhe roli i Rino Gattusos, i cili si trajner e ka bindur më në fund lojtarin e lindur në vitin 1988 që t’i bashkohet bashkëkombësit të tij, Ivan Perisic në ekipin nga Spliti.

Për çdo rast, kontrata e Rakiticit me Al Shabab skadon më 30 qershor të vitit 2025, kështu që mbetet të shihet nëse do të formalizohet transferimi i tij në Kroaci.

Mbetet të shihet nëse klubi arab do ta japë dritën e gjelbër të largimit të lojtarit apo do të kërkojë para për shitjen e lojtarin.

Nëse do të përfundojë në Hajduk, për Rakitic do të ishte eksperienca e parë në vendin e tij të origjinës, duke e pasur parasysh se është lindur dhe rritur në Zvicër, ku kishte nisur gjithçka me të rinjtë e Baselit. 

(Kosova Sot Online)