Ancelotti e ka një kërkesë speciale për drejtuesit e Realit
Real Madridi është në kulmin e “pazarit” të verës dhe po mundohet t’i përdor të gjitha forcat për ta kompletuar ekipin e Carlo Ancelottit në çdo zonë dhe në çdo pozitë.
Italiani nuk është një trajner që kërkon shumë, por ai e ka bërë një kërkesë speciale në drejtim të kryesisë së klubit, njofton mediumi spanjoll “AS”.
“Don Carlo” thuhet se ka kërkuar që “Los Blancos” t’ia vazhdojnë kontratën Ferland Mendyt.
Mbrojtësi i majtë për trajnerin italian është i padiskutueshëm dhe mjaft i rëndësishëm, prandaj ka kërkuar që 29 vjeçarit t’i vazhdohet kontrata aktuale, e cila do të skadojë në verën e vitit 2025.
Përpos Ancelottit, edhe shokët e skuadrës e vlerësojnë shumë Mendyn dhe klubi pritet të angazhohet për t’ia vazhduar kontratën në kohën e duhur.
Në Madrid ndjenjat janë pozitive dhe ka optimizëm që lojtari do ta hedh të zezën mbi të bardhën.
(Kosova Sot Online)