Shkëndija eliminohet nga Liga e Konferencës
Shkëndija është përshëndetur nga garat evropiane këtë sezon.
Ekipi shqiptar në Maqedoninë e Veriut u eliminua në raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Pas humbjes 2:0 në ndeshjen e parë në Armeni nga Noah, Shkëndija ka pësuar humbje edhe në duelin e dytë në “Toshe Proeski” në Maqedoninë e Veriut.
Miljkovic dhe Pinson shënuan për mysafirët, kurse Cake realizoi për Shkëndijen pas asistit nga Endrit Krasniqi.
Pas kësaj humbje për Shkëndijën mbyllët rrugëtimin në arenën evropiane.
(Kosova Sot Online)