Boatengu dënohet me kusht për lëndimin e ish-gruas

  • E.k /
  • 19 July 2024 - 20:03
Boatengu dënohet me kusht për lëndimin e ish-gruas

Ish-mbrojtësi i Gjermanisë, Jerome Boateng, u gjobit me 200 mijë euro, me kusht. Një gjykatë e Munihut të premten e shpalli futbollistin fajtor për lëndimin trupor të ish-partneres së tij.

Gjoba prej 200 mijë euro do të paguhet vetëm nëse Boatengu bën edhe një shkelje tjetër.

Gjykatësi urdhëroi Boatengun të paguajë 100 mijë euro për organizatat bamirëse. Gjyqi i së premtes ishte i treti për Boatengun në rastin e lëndimit trupor.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2014, i cili u paraqit në gjykatën e Munihut, u akuzua për lëndimin trupor ndaj ish-të dashurës së tij në një përleshje gjatë një pushimi në vitin 2018.

Prokurorët, të cilët kishin kërkuar një gjobë prej 1.12 milionë euro, tani kanë një javë kohë për të vendosur nëse do ta apelojnë vendimin.

“Jam jashtëzakonisht i lehtësuar që ky makth që ka zgjatur me vite tani ka përfunduar. Tani dua të përqendrohem në familjen time dhe në futboll”, tha Boateng në një deklaratë të lëshuar nga këshilltari i tij për media.

(Kosova Sot Online)