Portierit spanjoll nuk do të mbrojë portën për pesë muaj
Portieri i Kombëtares së Spanjës, Unai Simon, pas festës së titullit të kampionit të Evropës me Furinë e Kuqe, mësoi lajmin katastrofik pasi iu desh t’i nënshtrohej një operacioni.
Simon ka dëmtuar plotësisht kyçi i dorës së djathtë dhe të enjten iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm dhe tani do të ketë një pushim të gjatë, pasi nuk do të mund të mbrojë për pesë muaj.
Kështu, Simon do të mungojë në të paktën 25 ndeshje të Athletic Bilbaos dhe Spanjës, në startin e sezonit dhe garën e Ligës së Kombeve.
Siç shpjegoi mjeku i Athletic Bilbaos, Josean Lekue, Simon vuante nga një dëmtim në kyçin e dorës që në fillim të sezonit, pasi atëherë u vu re paqëndrueshmëri.
Situata u përkeqësua në muajt pas kësaj. Megjithatë, Simon vendosi të vazhdojë të mbrojë, dhe pas Euros iu desh t’i nënshtrohej një operacioni dhe tani ai pret të kthehet në fushë pak para festave të Vitit të Ri.
Në Euro 2024, Simon mbrojti në të gjitha ndeshjet, përveç asaj ndaj Shqipërisë, ku u zëvendësua nga David Raya, dhe bëri lojëra të shkëlqyera, duke e dërguar Spanjën drejt titullit të kampionit kontinental.
(Kosova Sot Online)