Lexoni edhe:
Shtetasi gjerman dënohet me vdekje nga autoritet në Bjellorusi, e konfirmon edhe Berlini
Dy vite pasi u injoruan nga Raphinha, pastaj nga Leedsi, Arsenali më në fund mund të nënshkruajë me yllin brazilian pasi raportohet se kanë marrë dritën e gjelbër nga lojtari, transmeton "Kosova Sot Online ".
Pasi i siguroi Leeds Unitedit mbijetesën në Ligën Premier, Raphinha bëri transferimin e ‘ëndrrave’ tek Barcelona përkundër interesimit të fortë të ‘Topçinjve’, Chelsea dhe Neëcastle United.
Pas shkëlqimit të 17-vjeçarit Lamine Yamal, i cili okupon të njëjtën pozitë si Raphinha, Barcelona ndihet se ata mund të lehtësojnë barrën financiare duke lejuar largimin e brazilianit.
HITC ka raportuar se Raphinha është i etur që të rikthehet në Angli, pasi ka hedhur poshtë mundësinë të largohet nga ‘Camp Nou’ një vit më parë, krahas faktit që po luante mirë nën urdhrat e Xavit.
Pas diskutimeve me trajnerin e ri Hansi Flick dhe drejtorin sportiv Deco, i cili dikur ishte agjent i Raphinhas, lojtari është informuar se minutat e tij në fushë do të limitohen pasi Barcelona po shpreson ta transferojë Nico Ëilliamsin nga Athletic Bilbao.
27-vjeçari e ka bërë të qartë tek klubet në Angli dhe Arabinë Saudite se ai është i gatshëm të largohet nga Barcelona këtë verë, me Arsenalin, Chelsean dhe Neëcastle që kanë mbajtur bisedime.
Raphinha gjithashtu ka tërhequr edhe interesimin e klubeve arabe, por preferenca e tij mbetet të rikthehet në Angli, me Barcelonën që do kërkojë një shumë afër 50 milionë euro.
Arsenali do të mbetet i detyruar që të nënshkruajë me një sulmues këtë verë, pasi Reiss Nelson dhe Emil Smith Rowe pritet të largohen në kërkim të hapësirave.
(Kosova Sot Online )