Arsenali arrin marrëveshje me Bolognan për yllin italian

  • 20 July 2024 - 14:01
Arsenali arrin marrëveshje me Bolognan për yllin italian

Arsenali i ka vënë syt tash e një kohë te mbrojtja e Bolognas, duke kërkuar me ngulm njërin nga lojtarët që ‘shpërtheu’ sezonin e kaluar me klubin Italian, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bëhet fjalë për Riccardo Calafiorin, për të cilin tashmë dy klubet kanë rënë dakord për një transferim në kryeqytetin anglez.

“Topçinjtë” do të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit italian për 40 milionë euro dhe 5 të tjera në bonuse, raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Megjithatë ekziston një pengesë jo shumë e madhe.

Për t’u realizuar transferimi, Bologna duhet të mirret vesh me Baselin për klauzolën e shitjes në të ardhmen që është 50%.

Ka mospajtime në këtë pjesë, pasi Calafiori ishte më herët pjesë e Baselit në Zvicër.

Calafiori ishte pjesë e Italisë në “EURO 2024”, mirëpo që gjeten eliminimin në 1/8 e finales nga Zvicra.

(Kosova sot Online )