Lexoni edhe:
Dështuan në Conference League, ish-futbollisti i Zvicrës merr rolin e drejtorit sportiv te klubi shqiptar
Ekipi i karateisteve nga Kosova, i përbërë nga Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Elmedina Istogu, kanë rrëmbyer vendin e parë në Kampionatin Evropian Universitar të mbajtur në Hungari, transmeton "Kosova Sot Online ".
Vajzat, që në këtë kompeticion garuan në emër të Universiteti i Prishtinës, kanë mposhtur ekipet nga Azerbajxhani, Hungaria dhe në finale Turqinë, duke u renditur kështu në krye të kësaj gare.
Ekipi i vajzave garoi në kategorinë Kumite dhe shfaqi performancë dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm.
Pjesëmarrja e Kosovës në këto lojëra është mundësuar nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës në bashkëpunim me Federata e Karatesë e Kosovës.
(Kosova Sot Online )