Besiktasi hidhet në sulm për 3 herë, për fituesin e Championsit

  • 22 July 2024 - 12:36
Besiktasi hidhet në sulm për 3 herë, për fituesin e Championsit

Besiktasi nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pasi përforcuan sulmin me Ciro Immobilen, drejtuesit e klubit turk po tentojnë një afrim nga PSG, transmeton "Kosova sot Online ".

Objektivi i madh është Marco Asensio, i cili verën e kaluar u transferua si lojtar i lirë nga Reali i Madridit te kampionët e Francës. Sulmuesi i djathtë nuk ka arritur të përshtatet mirë në Francë, teksa ka hasur vështirësi të shumta për të fituar një fanellë titullari.

28-vjeçari ka kërkuar largimin nga kryeqyteti francez, dëshirë të cilën tekniku Luis Enrique ia ka pranuar.

Dhe karriera mund të vijojë te Besiktasi, skuadër ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët Ernest Muçi dhe Milot Rashica.

Bardhezinjtë nga Stambolli, të cilën i sigurojnë një fanellë titullari “xholit” ofensiv, do të provojnë huazimin e tij.

Së shpejti do të nisin bisedimet mes palëve. PSG kërkon para të thata dhe shitjen e Asensios, por mund të pranojë edhe huazimin me detyrim blerjeje nga Besiktasi.

Për një shumë që duhet përcaktuar ende. Kartoni i futbollistit nga Mallorca vlerësohet rreth 20-25 milionë euro.

(Kosova Sot Online )