Kundërshtari i Kosovës në Ligën e Kombeve mbetet pa trajner

  • E.k /
  • 22 July 2024 - 17:30
Kundërshtari i Kosovës në Ligën e Kombeve mbetet pa trajner

Iordanescu vendosi të largohej nga posti i trajnerit të kombëtares rumune të futbollit. Trajneri kishte një kontratë me Federatën Rumune të Futbollit deri në fund të korrikut, por vendosi të mos e zgjasë atë.

“Misioni im ka mbaruar,” njoftoi Iordanesku, duke shtuar se donte të kalonte më shumë kohë me familjen e tij.

Iordanescu ka drejtuar Rumaninë që nga fillimi i vitit 2022 dhe në 28 ndeshje ka arritur një ecuri prej dhjetë fitoresh, dhjetë barazime dhe tetë humbje.

Kujtojmë se Rumania do të ballafaqohet në shtator me Kosovën në Ligën e Kombeve.

(Kosova Sot Online)