FC Ballkani njofton se hyrja do jetë falas për tifozët edhe në ndeshjen e nesërme

  • E.k /
  • 22 July 2024 - 19:34
FC Ballkani njofton se hyrja do jetë falas për tifozët edhe në ndeshjen e nesërme

Skuadra e Ballkanit nesër do të përballet me ekipin nga Malta, Hamrun Spartans FC.

Ballkani dhe kampioni i Maltës ballafaqohen nesër nga ora 18:00 në Podujevë!

Ekipi kampion i Kosovës ka vendosur që edhe nesër hyrja për tifozë të jetë falas, teksa presin përkrahje maksimale.

Ja njoftimi i Ballkanit:

“Tifozë të dashur të FC Ballkanit,
Është momenti për fokus maksimal në Ligën e Konferencës. Nesër do të përballemi me kampionët e Maltës, Hamrun Spartans FC, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në UECL.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me përkrahjen tuaj nga tribuna, do të japim gjithçka nga vetja për ta synuar fitoren.
Hyrja është FALAS!
Ejani për ta mbështetur kampionin e Kosovës, bashkë jemi gjithmonë më të fortë”, shkruhet në njoftimin e Ballkanit”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

(Kosova Sot Online)