Operacioni u krye me sukses, mbrojtësi i Barçës kthehet në fushë në fund të vitit

  • E.k /
  • 22 July 2024 - 20:22
Operacioni u krye me sukses, mbrojtësi i Barçës kthehet në fushë në fund të vitit

Ronald Araujo, mbrojtës i Barcelonës, dëmtoi tendinën e Akilit gjatë Kupës së Amerikës, si pjesë e Uruguait.

Sot mbrojtësi iu nënshtrua një operacioni, i cili ishte shumë i suksesshëm, siç njoftoi vetë klubi “Blaugrana” përmes një shënimi të publikuar në faqen e tij zyrtare:

“Lojtari i ekipit të parë, Ronald Araujo, iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm këtë të hënë për një dëmtim të gjurit të këmbës së djathtë. Ky operacion u krye nga Dr. Lasse Lempainen, nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të klubit, në Turku (Finlandë). Momenti i kthimit të tij në fushë do të varet nga evolucioni i tij.”

Uruguaiani i lindur në vitin 1999 mund të qëndrojë jashtë fushës deri në katër muaj dhe për këtë arsye nuk do të kthehej para dhjetorit, pra në kampionat.

Vendimi për të bërë një operacion, zbulon gazeta spanjolle “Relevo”, ka lindur pas një diskutimi me mjekët e Barçës dhe përfaqësuesit e tij besnikë.

Sepse, nëse do të kishte zgjedhur një trajtim më konservativ, koha e parashikuar do të ishte rreth dy muaj, por dëmtimi nuk do të ishte zgjidhur plotësisht.

(Kosova Sot Online)