Liverpool do transferimin e yllit të Sociedad, 27 milionë shkojnë për Real Madridin
Liverpooli synon të paguajë klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh për yllin e Real Sociedad, Takefusa Kubo, raporton mediumi japonez “Sponichi Annex”.
Merseysiders së shpejti do të fillojnë bisedimet me agjentët e tij për kushtet personale.
Nëse kjo marrëveshje realizohet, ndër fituesit e mëdhenj do të jetë Real Madrid, i cili ende mban 50% të të drejtave të lojtarit, duke përjashtuar gjashtë milionët që morën nga Sociedadi. Kjo do të thotë se nga 54 milionët e mbetura, “mbretërit” do të marrin 27.
Shtypi japonez pretendon se Liverpool është shumë i vendosur për të nënshkruar me Take Kubo, me bisedimet që pritet të fillojnë së shpejti, por nuk është e qartë se kur do të përfundojnë.
“La Real” mund të ndahet edhe me Robin Le Norman, Mikel Merino dhe Martin Zubimendi.
(Kosova Sot Online)