Klubi i njohur i Katarit me ofertë për mesfushorin e Barcelonës, Gundogan

  • E.k /
  • 22 July 2024 - 22:12
Klubi i njohur i Katarit me ofertë për mesfushorin e Barcelonës, Gundogan

Mesfushori qendror Ilkay Gündogan iu bashkua Barcelonës vetëm në verën e vitit 2023, por ai tashmë mund të largohet nga klubi në merkaton aktuale të transferimeve.

Sipas Catalunya Radio, Gündogan ka një ofertë tërheqëse për kontratë trevjeçare nga klubi më i mirë i Katarit, Al-Sadd.

Gündogan është i interesuar për këtë opsion dhe Barcelona është e gatshme ta lërë të shkojë për të ulur faturën e pagave dhe për të lehtësuar transferimet e Dani Olmo dhe Nico Williams.

Al-Sadd është kampion i Katarit. Vlen të theksohet se legjenda e Barcelonës Xavi e përfundoi karrierën e tij si lojtar në këtë klub dhe më pas u bë trajner i Al-Sadd.

Në sezonin e përfunduar së fundmi, Gündogan shënoi 5 gola dhe dha 9 asistime në 36 ndeshje në La Liga.

(Kosova Sot Online)