Chelsea merr Armando Brojën në turin e miqësoreve në SHBA
Armando Broja është në qendër të merkatos këtë verë, teksa klube nga Serie A, Ligue 1 dhe Premier League janë të gatshme të blejnë kartonin e tij.
Por kur të gjithë presin nga çasti në çast emrin e skuadrës ku do të transferohet, Chelsea ka marrë vendimin e papritur. Transferimi i sulmuesit shqiptar do të presë ende.
Gazetari Ben Jacobs raporton se Armando Broja do të udhëtojë me skuadrëm në SHBA, atje ku blutë e Londrës do të zhvillojnë fazën përgatitore për sezonin e ri.
Chelsea do të luajë miqësore përballë Wrexham-it, Celtic-ut, Club America-s, Manchester City-t dhe Real Madridit.
(Kosova Sot Online)