Lexoni edhe:
Matrapazët në pranga: Zyrtarë, ekzaminerë, e pronarë të auto-shkollave: 6 të arrestuar për dallavere me patentë shofer
Inter ka punuar shumë gjatë kësaj merkatoje, me kampionët e Serie A që duan të forcohen çdo sezon e më shumë. Së fundmi mediet italiane raportojnë se “zikaltërit” kanë kthyer fokusin nga kampi i Juventus-it, më saktë te Federico Chiesa, me të cilin po planifikon të arrijë një marrëveshje për vitin e ardhshëm, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sulmuesi 26-vjeçar italian ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “bardhezinjtë” dhe nuk ka pranuar ende të rinovojë, për shkak të mosmarrëveshjeve për pagën dhe afatin e kontratës së re.
Aktualisht Inter-i po monitoron nga afër situatën e Chiesa-s te Juventus, pasi po planifikon një transferim të mundshëm me parametra zero verën e ardhshme.
Për momentin, nuk ka asnjë ofertë për 26-vjeçarin, i cili po shqyrton mundësitë nga jashtë, kështu që ka ende çdo mundësi që ai të mos gjejë një shtëpi të re këtë verë.
(Kosova Sot Online )