Rodriguez dëshiron të rikthehet sërish në Evropë
Pas afro dy sezonesh larg futbollit evropian, James Rodriguez duket se do të rikthehet sërish.
Rodriguez është pjesë e skuadrës braziliane Sao Paulo, me të cilët ka zhvilluar 18 paraqitje, derisa para saj ishte tek Olympiacosi.
33-vjeçari është në diskutime për ta prishur kontratën me klubin brazilian pasi dëshira e tij e madhe është të rikthehet sërish të luaj në nivele të larta.
Porto dhe Celta Vigo janë dy skuadrat që po insistojnë për transferimin e mesfushorit ofensivë.
Reprezentuesi i Kolumbisë synon transferimin te Porto, klubi i parë i tij në futbollin evropian pasi kishte kaluar tre vite te skuadra portugeze nga 2010 deri më 2013.
Gjiganti portugez është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë dy vjeçare James Rodriguez i cili qëllimin e ka ta mbyllë karrierën te Porto.
Në anën tjetër, Celta Vigo po bën përpjekje të mëdha për ta bindur lojtarin të transferohet në La Liga, edhe pse një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë.
(Kosova Sot Online)