Sezoni i ri, Real Madridi mund t’i luaj deri në 72 ndeshje

  • E.k /
  • 23 July 2024 - 17:10
Sezoni i ri, Real Madridi mund t’i luaj deri në 72 ndeshje

Sezoni 2024-25 i Real Madridit mund të ketë deri në 72 ndeshje në njëmbëdhjetë muaj. 72 ndeshje në 334 ditë. Me fillim më 14 gusht (Superkupa e Europës) dhe përfundim më 13 korrik (potencialisht finalja e Kupës së Botës për Klube).

Një maratonë e lodhshme që e lë Real Madridin të habitur dhe futbollistët të indinjuar.

Janë dhjetë ndeshje më shumë: katër të Champions-it të ri, ringjallja e Interkontinentales dhe pesë të Kupës së re të Botës për Klube. Pjesa tjetër e kompeticioneve mbetet siç ishte. Por përmbledhja është që sezonet mund të kenë deri në dhjetë ndeshje ekstra dhe, mbi të gjitha, të zgjasin 44 ditë më shumë. Me formatin e vjetër, gjithçka do të përfundonte më 31 maj (data e finales së Champions-it 2025), por me atë që tani hyn në fuqi, pika përfundimtare mund të zgjatet deri më 13 korrik!

Ritmi sportiv është pothuajse i njëjtë (kalon nga një ndeshje çdo 4,7 ditë, në një çdo 4,5), por sezoni zgjat më shumë se një muaj ekstra. Dhe ngarkesa, padyshim, është më e madhe.

Champions-i i ri paraqet mundësinë për të luajtur katër ndeshje më shumë: faza e grupeve ndryshon nga gjashtë në tetë dhe lindin 1/16 për ata që nuk kanë përfunduar në krye të tabelës. Interkontinentalja do të luhet në dhjetor, por kampioni i Champions-it kalon direkt në finale, ku pret rivalin e një kuadri paraprak (Auckland City, Pachuca dhe kampionët e Champions-ave aziatike, afrikane dhe, sigurisht, Libertadores).

Dhe së fundi, Kupa e re e Botës për Klube, bomba e madhe e kalendarit: format me 32 ekipe që luhet çdo katër vjet… dhe vjen në 2025. Ajo që ishte një turne me dy ndeshje në shkurt, bëhet me shtatë në qershor-korrik. Përfundimi i sezonit. Nëse Madridi arrin në finale, do të luajë deri më 13 korrik. Një kurs që ka filluar më 14 gusht.

(Kosova Sot Online)