Chelsea e përdorë “fshesën”, gjithsej 14 futbollistë drejt largimit
Kjo verë pritet të jetë e ngjeshur për Chelsean, sa i përket pastrimit të ekipit.
Sipas asaj që raporton The Athletic, ekipi nga Londra po planifikon të largojë deri në 14 futbollistë.
Disa pret tyre mund të shkojnë në huazim, siç janë Lesley Ugochukwu, Harvey Vale dhe Leo Castledine.
Ugochukëu dhe Vale janë paraqitur për ekipin e parë tashmë ndërsa Castledine konsiderohet një nga të rinjtë më të talentuar në akademi.
Për më tepër, Alfie Gilchrist, i cili nuk përmendet në raportim, do të largohet si huazim.
Për sa i përket shitjeve, Cesare Casadei, Armando Broja dhe David Fofana gjithashtu mund të largohen nëse klubi merr ofertat e duhura.
Romelu Lukaku, Kepa Arrizabalaga, Trevoh Chalobah dhe Malang Sarr pritet të largohen në mënyrë të përhershme.
Gjithashtu edhe Ben Chilwell, Djordje Petrovic dhe Conor Gallagher mund të shiten gjithashtu.
Këto largime të planifikuara të Chelseat vijnë pas ndy merkato tejet të ngjeshura me prurje të lojtarëve.
Chelsea këtë edicion do të drejtohet nga Enzo Maresca, i cili me plot sukses riktheu në Premierligë Leicester Cityn.
(Kosova Sot Online)