
Lexoni edhe:
Rasti Hajrizi është alarm për Shërbimin Korrektues të Kosovës, institucion jo profesional i tej politizuar dhe i dështuar
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur 20 skuadrat që do të ndahen në Grupin A dhe B në kuadër të Ligës së Parë për sezonin 2024/25, transmeton "Kosova Sot Online ".
Tashmë dihen të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë sezon, ku nuk mungojnë ndryshimet.
Në Grupin A do të jenë Besa Peja, Drenica, Istogu, Liria, Mitrovica, Rahoveci, Rilindja ’74, Trepça, Trepça ’89 dhe Vëllaznimi. Nga ky grup shihet rikthimi i Besa e Pejës në këtë ligë, pasi është fuzionuar me skuadrën e Phoenix-it. Në anën tjetër, Grupin B e formojnë 2 Korriku, Dinamo, Flamurtari, Fushë Kosova, KEK-u, Kika, Prishtina e Re, Ramiz Sadiku, Vjosa dhe Vushtrria. Sezonin 2024/25 në Ligën e Parë të Kosovës do të fillojë një javë pas Superligës, apo më saktë me 17 gusht.
(Kosova sot Online )