Lexoni edhe:
Qeveria emëron Bordin e Drejtorëve të Telekomit të Kosovës
Futbollisti kosovar, Albion Rrahmani është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Rapid Bucurestit, transmeton "Kosova Sot Online ".
Rrahmani kishte pësuar një lëndim në këmbën e tij të djathtë në ndeshjen e javës së dytë në elitën e futbollit rumun ndaj CFR Clujit.
Qeveria emëron Bordin e Drejtorëve të Telekomit të KosovësLexoni edhe:
Kishte frikë se sulmuesi kosovar do të mungojë gjatë, por megjithatë ai sot me mëngjes ka nisur stërvitjet me skuadrën e tij rumune. Ai është parë duke hyrë në qendrën stërvitore të ekipit me një disponim të mirë.
Albion Rrahmani e ka nisur sezonin e ri në Rumani me një gol të shënuar.
Për të pati interesim nga disa skuadra të njohura evropiane, por duket se do të qëndrojë edhe për të paktën një sezon tek Rapidi.
(Kosova Sot Online )