Deçiqi triumfon në Gjeorgji, mposht pastër Dinamo Batumin
Klubi shqiptar kampion në Malin e Zi, Deçiq ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Deçiq triumfoi 0:2 ndaj Dinamo Batumit në ndeshjen e zhvilluar në Gjeorgji.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, kurse zëvendësuesi Ilir Camaj ishte protagonisti kryesor.
Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të, teksa pas një minuti shënoi golin e parë, e të dytin katër minuta më vonë.
Ndeshjen e kthimit Deçiq e luan si vendas pas një jave.
(Kosova Sot Online)