Arsenali e fiton miqësoren e parë në turin parasezonal në Amerikë
Skuadra e Arsenalit e ka zhvilluar miqësoren e parë në kuadër të turit parasezonal.
Ekipi anglez i cili po qëndron në Amerikë u përballë ndaj Bournemouthit, ndeshje e cila u mbyll baras 1:1.
Golin për “Topçinjtë” e shënoi Vieira, kurse për kundërshtarin Semenyo.
Në penallti, Arsenali fitoi me shifrat 5:4, me lojtarët si: Odegaard, Zinchenko, Jorginho, Gabriel Jesus dhe Kiwior që shënuan nga 11-metërshat, kurse dështoi Trossard.
Miqësoren e radhës, Arsenali e zhvillon ndaj Manchester Unitedit më 28 korrik.
(Kosova Sot Online)