FC Prishtina prezanton prurjen e re

  • G.g /
  • 25 July 2024 - 14:51
FC Prishtina prezanton prurjen e re

Skuadra e Prishtinës është bërë me futbollist të ri. Klubi bardh e kaltër gjatë ditës së sotme ka prezantuar prurjen më të re.

Fjala është për Leutrim Islamin, i cili i bashkangjitet kryeqytetasve nga Fushë Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Prishtinës në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

Pas nënshkrimit të kontratës, Islami tha se ndihet i priviligjuar që do të jetë tek klubi më i madh kosovar.

“Kënaqi dhe privilegj të jem pjesë e klubit më të madh në Kosovë. Është nder për mua që do të barti fanellën e klubit bardhekaltër. Premtoj se do të jap maksimumin për klubin, për “Plisat”. Shpresojë së bashku t’i arrijmë synimet e ekipit”.

Ndeshjen e parë të sezonit të ri të Superligës, Prishtina e zhvillon ndaj Suharekës.

(Kosova Sot Online)