Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

  • E.k /
  • 26 July 2024 - 18:48
Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Xhudistët nga Kosova pritet të sjellin sërish medalje nga Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Sonte është hapja zyrtare e Lojërave Olimpike dhe nga Kosova marrin pjesë nëntë sportisë, por sigurisht që vëmendja më e madhe është tek xhudo – nga sporti ku kemi më shumë medalje në këto evente.

Ndeshja e parë e ekipit olimpik të xhudos është të dielen, në orën 10:00, ku do të ndeshet kampionia olimpike, Distria Krasniqi. 

Nora dhe Akil Gjakova do të ndeshen të hënën më 29 korrik, po ashtu nga ora 10:00. 

Laura Fazliu ndeshet të martën, 30 korrik 2024, 10:00 dhe Loriana Kuka ndeshet të mërkurën, 01 gusht 2024, 10:00.

Kujtojmë që këto Lojëra Olimpike do të mbahen nga data 26 korrik deri më 11 gusht në Paris të Francës.

(Kosova Sot Online)