Lexoni edhe:
”Aleanca për Shqiptarët” i kërkojnë Kurtit të deklarohet pasi Qeveria e re në Maqedoni u pajtua për patrullime të përbashkëta me policinë serbe
Aventurë e re për Keidi Baren. Mesfushori i kombëtares shqiptare, i cili nuk ishte pjesë e kuqezinjtë në Euro 2024, e ka mbyllur me Espanyolin, transmeton "Kosova Sot Online ".
Skuadra katalanase siguroi rikthimin në La Liga, ndërkohë që mesfushori mbetet në divizionin e dytë të futbollit spanjoll.
Bare është transferuar si lojtar i lirë te Real Zaragozza, klub me të cilin ka firmosur deri në verën e vitit 2027.
26-vjeçari nga Fieri u bë pjesë e Atletico Madrid U7 në dhjetorin e vitit 2013, ndërkohë që në 2017 debutoi me skuadrën e parë. ë një ndeshje të Kupës së Mbretit përballë Las Palmasit. Më pas kalimet te Malaga dhe Espanyoli, ku luante prej shtatorit të vitit 2020. Tashmë është gati të nisë aventurën te Saragozza një emër i njohur i futbollit iberik, që shpreson që pa shumë vitesh të rikthehet mes më të mirëve në La Liga. Bare debutoi me kombëtaren e Shqipërisë në marsin e vitit 2018. Deri tani numëron 29 takime dhe 2 gola me kuqezinjtë.
(Kosova Sot Online )