Shqipëria debuton në Lojërat Olimpike me sportin e qitjes, Manjola Konini renditet e 43-ta në garë

  • s.a /
  • 27 July 2024 - 16:53
Shqipëria debuton në Lojërat Olimpike me sportin e qitjes, Manjola Konini renditet e 43-ta në garë

Shqipëria ditën e sotme ka bërë debutimin e saj në Lojërat Olimpike. Sportisiti i parë që ka hapur siparin e kuqezinjve është Manjola Konini, e cila ka garuar në sportin e qitjes në disiplinës 10 metra pistoletë me ajër, transmeton "Kosova Sot Online".

Fatkeqësisht Konini nuk ia doli të kualifikohej, teksa u rendit në vendin e 43-të nga 44 pjesëmarrës, duke koleksionuar 549 pikë.  Një paraqitje jo pozitive nga sportistja shqiptare, e cila do të garojë sërish më 2 gusht në disiplinën 25 metra.

Ndëkrohë ditën e nesërme do të jetë radha e Kaltra Meça për të garuar në not. Në orën 11:00 do të kërkojë kualifikimin në disiplinën e 200 metrave me stil të lirë.

(Kosova Sot Online )