E jashtëzakonshme Distria Krasniqi, fiton për më pak se një minutë në duelin e parë

  • E.k /
  • 28 July 2024 - 12:25
E jashtëzakonshme Distria Krasniqi, fiton për më pak se një minutë në duelin e parë

Distria Krasniqi e ka nisur në mënyrë spektakolare aventurën në Lojërat Olimpike të Parisit.

Xhudistja kosovare triumfoi me IPPON ndaj indonezianes, Maryam March Maharani, shkruan Gazeta Express.

Rreth 40 sekonda iu deshën kampiones olimpike që ta mbyll duelin e parë me fitore.

Në raundin e parë, Distria kaloi pa luftë, duke pasur short të favorshëm.

Kurse, në cerekfinale, ajo do të ketë punë me xhudisten izraelite, Gefen Primo.

(Kosova Sot Online)