Sot dita e Akil dhe Nora Gjakovës e Donjeta Sadikut në “Paris 2024”

  • s.a /
  • 29 July 2024 - 08:17
Sot dita e Akil dhe Nora Gjakovës e Donjeta Sadikut në “Paris 2024”

Xhudistja Distria Krasniqi dje na bëri krenarë duke fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kurse sot do të garojnë tre sportistë tanë, përkatësisht në xhudo dhe boks.

Akil dhe Nora Gjakova do të garojnë në xhudo në kategoritë e tyre (ndeshjet nisin nga ora 10:00 deri 14:00)

Kurse në boks garon Donjeta Sadiku (ora 20:00 – 20:30). Ajo meçin e parë e ka fituar.

Kujtojmë se sonte Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë olimpike.

(Kosova Sot Online )