
Lexoni edhe:
Maqedonci: 104 kadetë të FSK-së janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake në ShBA, Turqi, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, Kroaci e Shqipëri
Diant Ramaj mund ta bëjë hapin e madh në karrierë, për tu transferuar në një top kampionat evropian, transmeton "Kosova Sot Online ".
Portieri kosovar ka kaluar një vit te Ajaxi, por mund të transferohet në Serie A.
David De Gea quhet ëndrra e madhe e Genoas për portën, pasi klubi më i vjetër italian shiti Martinezin te Interi.
Përveç spanjollit, në listën e dëshirave të Genoas është edhe portieri kosovar, Diant Ramaj.
Në klubin italian e cilësojnë 22-vjeçarin dardan si investimin e duhur për portën, teksa karakteristikat e Ramajt ngjasojnë me ato të Martinez.
Kartoni i Ramajt, i cili ka veshur fanellat e kombëtareve U18, U19 dhe U20 të Gjermanisë, vlerësohet rreth 20 milionë euro nga Ajaxi.
(Kosova Sot Online )