Driton Kuka reagon pas humbjes së Akil Gjakovës: Meritove medaljen por fati nuk ishte me ne sot!

  • E.k /
  • 29 July 2024 - 20:17
Driton Kuka reagon pas humbjes së Akil Gjakovës: Meritove medaljen por fati nuk ishte me ne sot!

“Maestro” i xhudos dhe trajneri i Akil Gjakovës, Driton Kuka ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”.

Driton Kuka ka shkruar për Akil Gjakovën, i cili ka mbetur pa asnjë medalje në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Ky është postimi i plotë i Kukës (pa ndërhyrje):

“Luftove si luan sot Akil!

Arrite gjysmëfinalen Olimpike!

Meritove medaljen por fati sishte me ne sot!

Tri fitore të mëdha,Azeri e Japonezi ndalën medaljen e parë për shtetin e Kosovës për meshkuj pas luftes!

Pesë lufta të çmendura dhe të forta.

Ishe në çdo element më i mirë në gjysëmfinale por në sport ndonjëherë fati luan rolin e vet!

Vendi i 5 në Lojëra Olimpike rezultati më i madh për meshkuj pas shpalljes së pavarësisë!

Nora sot garoj e lënduar por e pati dëshirën edhe një herë të garoj në Lojëra Olimpike,jo për veten por për shtetin tonë,për popullin Shqiptar,por nuk eci ashtu si menduam por je Kampione Olimpike dhe e tillë do mbetesh për mua krejt jetën!

Shkojmë më tutje …”

(Kosova Sot Online)