![](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/30/200x200_FSK-betimi-i-190-rekruteve-te-rinj-3-1-600x360_11722328374.jpg)
Lexoni edhe:
Rritet numri i përfituesve nga skema e pensioneve në FSK
E ardhmja e Joshua Kimmich vazhdon të jetë e paqartë, nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Bayern Munichu.
Mesfushori gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës dhe ai kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.
Paris Saint Germain, Barcelona, Man City, Liverpool dhe Arsenal janë disa nga klubet e mëdha që kanë shprehur interesim për të, transmeton "Kosova Sot Online ".
Rritet numri i përfituesve nga skema e pensioneve në FSKLexoni edhe:
Por në garë është edhe Real Madridi, megjithatë Los Blancos nuk duan transferimin e tij në këtë afat kalimtar veror.
Marca ka raportuar se drejtuesit e Realit kanë kontaktuar me agjentët e futbollistit duke i thënë që ai të qëndrojë deri në vitin e ardhshëm te Bayerni dhe të nënshkruajë me Realin.
Kampioni në fuqi i Evropës dëshiron që ta marrë gjermanin si transferim të lirë pa pasur nevojë të shpenzojë para për të.
Lexo po ashtuZbulohen dy kushtet e Bayern Munichut për të shitur Joshua Kimmichin
Por vështirë që plani i Realit të funksionojë, pasi te Bayerni i kanë ofruar rinovimin yllit të tyre dhe i kanë bërë të qartë se nëse nuk rinovon atëherë do ta shesin.
PSG është skuadra më e interesuar dhe është gati të shpenzoj 50 milionë euro për transferimin e gjermanit në Parc de Princes.
(Kosova Sot Online )