Lexoni edhe:
Nga aksioni i Prokurorisë Speciale në rajonin e Prizrenit, policia jep detaje se çka është konfiskuar
Paris Saint-Germain thuhet se është gati t’i ofrojë Manchester Unitedit një seri lojtarësh në këmbim të Jadon Sanchos, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sulmuesi anësor është mirëpritur sërish në grup nga menaxheri Erik ten Hag pas dështimit sezonin e kaluar.
Megjithatë, sipas Sportzone, PSG ka qenë në kontakt me Sanchon për një lëvizje në Paris, me kushtet personale tashmë të arritura mes palëve. Tani PSG do të kërkojë bisedime me Unitedin për një tarifë për reprezentuesin anglez.Tre lojtarë të PSG-së thuhet se do të jenë në tavolinë për konsideratë nga Unitedi me emra si Manuel Ugarte, Nordi Mukiele dhe Milan Skriniar. Unitedi tashmë është në bisedime me parisienët për mesfushorin e Uruguait, Ugarte, por sigurisht që ky i fundit vlen më shumë se Djajtë e Kuq do duhet të paguanin ekstra para.
(Kosova Sot Online )