Hidhet shorti për Ligën e Parë, grupi B

  • s.a /
  • 30 July 2024 - 14:43
Hidhet shorti për Ligën e Parë, grupi B

Në selinë e Federatës së futbollit të Kosovës është hedhur shorti për Ligën e Parë për edicionin e ri.

Tashmë skuadrat i kanë mësuar kundërshtarët për xhiron e parë të grupit B, transmeton "Kosova Sot Online".

Në javën e parë, Vushtrria me në krye Armend Dallkun do të ketë punë si mysafire e Ramiz Sadikut. Derbi lokal zhvillohet mes Prishtinës së Re dhe 2 Korrikut. Fushë Kosova e pret Dinamon, Flamurtari i shkon Vjosës, derisa Keku përballet me Kikën.

(Kosova Sot Online )