![](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/30/200x200_Policia-e-Kosovesss1722342299.jpg)
Lexoni edhe:
Gruaja dorëzon në polici marihuanën dhe gjëra të tjera ilegale të bashkëshortit
Gjyqtarit nga Kosova, Genc Nuza i është besuar ndarja e drejtësisë në një ndeshje të Ligës së Konferencës, e vlefshme për raundin e dytë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Gjatë javës së kaluar, UEFA i besoi dy katërsheve të gjyqtarëve nga Kosova ndarjen e drejtësisë në Ligën e Evropës.
Gruaja dorëzon në polici marihuanën dhe gjëra të tjera ilegale të bashkëshortitLexoni edhe:
Visar Kastratit gjykoi në ndeshjen e raundit të dytë të Ligës së Konferencës mes Zurichut dhe Shelbourne, ku u asistua nga Granit Hyseni dhe Besnik Morina, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Valon Bajgora.
Në anën tjetër, Mervan Bejtullahut i është besuar ndeshja Banik Ostrava dhe Urartu, ku u asistua nga Lumturije Muhadri dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.Tani, FFK ka konfirmuar se një tjetër delegim i gjyqtarëve të Kosovës ka ndodhur për në raundin e dytë të ndeshjeve të Ligës së Konferencës.Genc Nuzës i është besuar nga UEFA ndeshja e mes Slask dhe Riga, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Miejski we Wraclawiu” të Wroclawit në Poloni.Gjyqtarin Nuza do ta asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Dardan Çaka.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten më 1 gusht me fillim në orën 20:30.
(Kosova Sot Online )