Lexoni edhe:
Fshehja e krimeve të luftës nga Serbia, Kurti: Kërkojmë hapjen e arkivave, vetëm përmes ndriçimit të së vërtetës arrihet paqja e qëndrueshme në rajon
Që nga 26 korriku janë duke u mbajtur Lojërat Olimpike “Paris 2024”, aty ku po merr pjesë edhe shteti i Kosovës.Deri më tani, Kosova nëpërmjet xhudos ka arritur të fitojë një medalje të argjendtë dhe një të bronztë, me Distria Krasniqin dhe Laura Fazliun, transmeton "Kosova sot Online ".
E pas pesë ditësh angazhim të garuesve tanë, sot për ta nuk do të ketë asnjë garë për medalje.
Kur jemi në ditën e pestë, në ekipin tonë tashmë kanë mbetur edhe tre garues.
Më 1 gusht, pra nesër, Loriana Kuka synon medalje duke i nisur garat nga ora 10:00 e mëngjesit, që është edhe xhudistja e fundit.
Kurse më 2 dhe 3 gusht, Gresa Bakraçi e ka garën e saj në atletikë, duke filluar nga ora 19:45, ndërsa Hana Beiqi në not nga ora 10:00 e mëngjesit.
Kosova në këtë olimpiadë është prezantuar me nëntë garues nga sporte të ndryshme.
(Kosova Sot Online )