Këto janë tri sportistet e fundit kosovare që do të luftojnë për medalje në Olimpiadën e Parisit

  • s.a /
  • 31 July 2024 - 10:55
Këto janë tri sportistet e fundit kosovare që do të luftojnë për medalje në Olimpiadën e Parisit

Radhën për të kërkuar medalje në Olimpiadën e Parisit e kanë vetëm edhe tri sportiste kosovare, transmeton "Kosova Sot Online ".

Loriana Kuka do të garojë në kategorinë deri në 68 kilogramë në xhudo më 1 gusht.

Gresa Bakraçi do të garojë më dy gusht në 800 metra vrapim në atletikë.

Ndërkaq, notarja Hana Beiqi do të jetë sportistja e fundit kosovare që garon në edicionin e “Parisit 2024”. Ajo do të luftojë për medalje më 3 gusht në disiplinën 50 metra stil i lirë.

Nga garuesit paraprakë Distria Krasniqi rrëmbeu të argjendtën, ndërkaq Laura Fazliu të bronztën, që të dyja në xhudo.

(Kosova Sot Online )