Lexoni edhe:
Petkoviqi si Millosheviqi: Kosova është tokë e shenjtë serbe dhe nuk ka forcë që ndryshon këtë fakt
Pak ditë më parë, Adnan Januzaj u transferua tek skuadra e Las Palmas në Spanjë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Pas kësaj lëvizje, Januzaj ka folur për herë të parë si futbollisti më i ri i Las Palmasit.
“Më pëlqen shumë mënyra se si luajnë me topin. Ngjason shumë me stilin tim të lojës. Mund të jetë një vit shumë i bukur dhe emocionues këtu”.
“Talenti nuk humbet kurrë dhe unë kam lindur me këtë. Unë me të vërtetë dua të jem në gjendje të luaj dhe të kem një vit të mirë këtu”.
“Unë jam një lojtar që më pëlqen të luaj në çdo pozicion sulmues, majtas, djathtas dhe si 10-sh. Unë jam një lojtar i gjithanshëm. Ndihem rehat në çdo pozicion ku mund ta ndihmoj ekipin tim”.
Adnan Januzaj ka pasur shumë probleme me Sevillan, skuadrën që e ka kartonin e tij të plotë.
“Këto janë gjëra që kanë ndodhur, por unë s’dua të flas për to tani. Po, do ta bëj në të ardhmen, kur të jetë koha. Së pari dua të flas në fushë, ku duhet bërë. Në të ardhmen i diskutojmë gjërat e tilla”.
Ish-lojtari i Manchester Unitedit dhe Sevillas, Januzaj u transferua te Las Palmas në formë huazimi.
(Kosova Sot Online )