Akil Gjakova reagon pasi mbeti pa medalje në Lojërat Olimpike
Pasi kaluar dy ditë prej kur Akil Gjakova u paraqit në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, transmeton "Kosova Sot Online".
Aty Akili arriti deri në repesazh për të luftuar për medaljen e bronztë, por fatkeqësisht pësoi në ndeshjen e parë të repesazhit. Për të, kjo ishte arritja më e madhe në një olimpiadë.
E sot, me anë të një shkrimi të gjatë, Akili ka treguar eksperiencën e tij në këtë olimpiadë, si dhe tha se humbja nuk ia mori ëndrrën dhe se kjo medalja është synimi i tij jetësor. Deri tani Kosova ka fituar dy medalje në “Paris 2024”, një të argjendtë dhe një të bronztë me Distria Krasniqin e Laura Fazliun.
https://www.facebook.com/akil.gjakova.3
(Kosova Sot Online )